Mjegull në rrugën Tetovë – Grupçin, rekomandohet vozitja me kujdes

Maqedonia

Mjegull në rrugën Tetovë – Grupçin, rekomandohet vozitja me kujdes

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga LAMM, dendësia e komunikacionit jashtë qyteteteve është mesatar, kryesisht nëpër rrugë të thata.

Dukshmëria është zvogëluar nga 20 deri 30 metra në rrugën Tetovë – Grupçin.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat