Nikollovski: Vetëm Qeveria e LSDM-së humbjen e feston si fitore

Maqedonia

Nikollovski: Vetëm Qeveria e LSDM-së humbjen e feston si fitore

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 20:13
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, ALeksandar Nikollovski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, ALeksandar Nikollovski u shpreh se tani humbjet festohen si fitore dhe kjo është karakteristikë e kësaj qeverie.

Në kohën kur gjithë botën ndryshimi i emrit është nënçmim, në Maqedoni Qeveria e feston si fotre ose Marrëveshjen me Bullgarinë ku mohohet gjuha maqedonase ose ideniteti, kjo në Maqedoni festohet si fitore”, u shpreh Nikollovski.

SIpas tij, Qeveria në vend se ta akuzojë partinë e tij për shkak të pagesës për mbi 25 milionë euro për “Helenik petroleum” për dëm, përgjegjësinë duhet ta kërkojë te partneri i koalicioni, Ljupço Gjeorgjievski.

“Ai që nënshkruajti këtë marrëveshje është partner koalicioni dhe ka deputet në kuvend. Mendoj se atje duhet të parashtrohet pyetje dhe jo në OBRM-PDUKM”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat