Parashikimi i motit për sot në Maqedoni

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot në Maqedoni

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe për këtë fundjavë që presim përpara.

Për ditën e Shtunë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje.

Temperaturat në orët e mëngjesit do të mbeten të freskët.

Ndërsa në ato të mesditës relativisht të larta për periudhën që ndodhemi për shkak të masave ajrore me origjinë jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat