Aleanca për Shqiptarët zgjedh kryetarin e ri, Taravari është kandidati i vetëm

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët zgjedh kryetarin e ri, Taravari është kandidati i vetëm

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 10:28
Arben Taravari.

Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë Kongres të jashtëzakonshëm në Qendrën e Kulturës në Tetovë.

Në kongres do të zgjidhet kryetari i ri i partisë dhe i vetmi kandidat është ushtruesi i detyrës së kryetarit aktual, Arben Taravari.

Nga partia bëjnë me dije se kongresi i tretë do të mbahet në dy pjesë: ai formal me pjesëmarrjen e të ftuarve dhe i hapur për media dhe pjesa e punës, e cila do të jetë e mbyllur vetëm për delegatët.

Gjashtë muaj më parë, kryetari i atëhershëm i ASh-së, Ziadin Sela dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve për Këshillin në Komunën e Tetovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat