Qendra e re Klinike, Sali: Lokacion më i përshtatshëm mbetet Veli Pole

Maqedonia

Qendra e re Klinike, Sali: Lokacion më i përshtatshëm mbetet Veli Pole

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 12:07
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në emisionin “360 Gradë”, deklaroi se në mbledhjen e fundit tematike të Qeverisë ka informuar për opsionet e ndërtimit të Qendrës së re Klinike.

Sipas tij, pas shumë analizave është konstatuar se “Veli Pole” mbetet hapësira më e mirë dhe më e përshtatshme për Qendrën e re Klinike.

“Kishim mbledhje tematike lidhur me shëndetësinë dhe aty u trajtua realizimi i konceptit për riorganizimin dhe konsolidimin e institucioneve shëndetësore publike, aty prezantuam konceptin tonë edhe për Qendrën Klinike por edhe ri-organizmin në aspektin e infrastrukturës të nivelit sekondar dhe terciar në vendin tonë.

Sipas analizës të cilën ne e bëmë në njësitin projektues, duke marr parasysh se në hulumtim u trajtuan 6 lokacione në qytetin e Shkupit dhe rrethinë, përsëri veli Pole bie se është hapësira më e duhur dhe më e mira për nivelin terciar universitar sepse ka hapësirë për të gjitha institucionet edhe edukative arsimore edhe institucionet shëndetësore. E informuam qeverinë me gjithë riorganizimin të cilin e planifikojmë ne dhe mënyrën e mundshme për financimin e këtij projekti, nuk ka të bëj vetëm me Qendrën klinike Universitare por edhe zgjidhja për krijimin e kuadrove në të ardhmen”, tha Sali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat