Ndotja e ajrit, gjendje e rëndë në Shkup e Kërçovë

Maqedonia

Ndotja e ajrit, gjendje e rëndë në Shkup e Kërçovë

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Shkupi në vendin e dytë në listën e qyteteve ma ajrin më të ndotur në botë. Kjo gjë i gjen qytetarët të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe me qëllim që të mos ekspozohen direkt në rrezik, disa madje kanë filluar të vendosin maska.

“A e keni vendosur maskën për shkak të ndotjes së ajrit. Po
Nuk ka çfarë të mendohet sepse asgjë nuk po ndërmerret, 400 e ca ishte sot siç e pash në aplikacion dhe për këto arsye”, u shpreh një qytetare.

“Në shumë nivel të lartë është ndotja… Na pengon kjo gjë.. ”, tha një qytetare.

“Dëgjoj, e shoh në television se jemi të tretët, të katërtit në botë për ndotje, ne si persona të moshuar ndotja na pengon shumë, por çfarë të bëjmë, institucionet nuk po ndërmarrin asnjë masë dhe na duhet të durojmë”, tha një qytetar.

“Duhet shumë, por jemi larg nga ndërmarrja e masave… ”, u shpreh një qytetar.

Nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor njoftuan se për shkak të tejkalimit të vlerës së substancave ndotëse prej 150 mikrogramë në metër kub për dy ditë radhazi, në Shkup, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në rast tejkalimi të pragut të alarmit, lirimi nga puna e grave shtatzëna, personat të më moshuar se 60 vjet, si dhe personat me sëmundje kronike.

“Është dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmit deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, Drejtoria për mjedis jetësor, zyra për komunikim me publikun në MMJPH, Instituti për Shëndet Publik dhe komunat përkatëse për episodin e ndotjes alarmante të ajrit”, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Nga Inspektorati thonë se kanë kontrolluar disa lokacione në Shkup, Kërçovë, Kavadar dhe Stumicë. Sipas tyre në asnjë subjekt ku kanë kryer inspektime nuk është konstatuar tejkalim i kufirit të ndotjes. Ndërsa prej subjekteve nga qytetet e tjera Inspektorati pret që raportit të dorëzohen javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat