Maqedoni: Hyjnë në fuqi masat dhe rekomandimet gjatë tejkalimit të pragut të alarmit

Maqedonia

Maqedoni: Hyjnë në fuqi masat dhe rekomandimet gjatë tejkalimit të pragut të alarmit

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 20:09
Ilustrim

Shkupi vazhdon të jetë në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotur në botë, sipas publikimeve të përditshme të “IQair.com”. Kryeqyteti, sot është renditur në vendin e tetë sipas ndotjes së ajrit. Në mëngjes, sipas kësaj liste, në Shkup ishin matur 170 mikrogram në metër kub të grimcave PM 2.5.

Në dhjetë vendet e para nuk ka asnjë qytet nga Evropa. Prishtina renditej e 13-ta.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor,sic percjell KlanM, kanë njoftuar se stacionet matëse në Shkup – Qendër dhe Lisiçe, si dhe në Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë, për dy ditë radhazi, kanë regjistruar tejkalimin e vlerës së substancave ndotëse për 150 mikrogram në metër kub, për cka hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmimit.

Konform këtyre rekomandimeve dhe masave, Ministria e Ambientit Jetësor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë obligohen t`u rekomandojnë subjekteve juridike – punëdhënësve që t`i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, të moshuarit mbi 60 vjec, si dhe personat me sëmundje kronike dhe ta riorganizojnë orarin e punës në ambiente të hapura nga ora 11.00 deri 17.00

Me këto rekomandime, Qeveria ka ngarkuar të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe Shoqatat Aksionare në pronësi të shtetit si dhe të pushtetit lokal ta ulin përdorimin e veturave zyrtare deri në 50% dhe të sigurojnë kufizimin e punëve në objektet e ndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat