Elektranat e Maqedonisë kanë marrë dy grante prej gjithsej 20 milionë euro fonde europiane

Maqedonia

Elektranat e Maqedonisë kanë marrë dy grante prej gjithsej 20 milionë euro fonde europiane

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Elektranat e Maqedonisë kanë marrë dy grante prej gjithsej 20.5 milionë euro nga “Western Balkans Investment Framework”, për projektet Revitalizimi i hidrocentraleve – faza e tretë dhe për parkun e erës Bogdanci – faza e dytë.

Siç informojnë nga kompania, për të dyja projektet për financim përdoren linja kreditore dhe grante të favorshme nga Banka Shtetërore Zhvillimore Gjermane KFV, si dhe mjetet e EMV-s.

Ndërsa mjetet nga WBIF në mënyrë shtesë do të ndihmojnë dhe përshpejtojnë kryerjen e punëve.

Përndryshe, Western Balkans Investment Framework është një iniciativë e përbashkët e BE-së, organizatave financiare, donatorëve dhe ndihmësve, qëllimi i së cilës është të përmirësojë zhvillimin socio-ekonomik të rajonit dhe të kontribuojë në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat