Osmani: Mund të arrihet marrëveshje me opozitën për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Osmani: Mund të arrihet marrëveshje me opozitën për ndryshimet kushtetuese

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 08:32
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, beson se mund të arrihet një zgjidhje “vin-vin” për amendamentet kushtetuese me opozitën, pa futur në ekuacion interesat partiake dhe çështjet zgjedhore.

“Ka mënyra për t’u kujdesur për shqetësimet e opozitës nëse mendojnë se procesi kërcënon shtetin apo qytetarët. Ka një mënyrë për t’u kujdesur për ato gjëra pa llogaritur interesat partiake.

Do ta kisha të vështirë të isha pjesë e opozitës dhe për këto çështje të bëja llogari me karrierën time, pozicionin e partisë sime dhe zgjedhjet nëse do të isha kryetar. Këto janë çështje të rëndësishme”, theksoi Osmani në “Top Tema”.

Ai pret që ndryshimet kushtetuese të bëhen dhe siç thotë ai bashkërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat