Gjobiten 124 shoferë në Shkup, shtatë për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Gjobiten 124 shoferë në Shkup, shtatë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

MPB gjatë ditës së djeshme (26.12.2022) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 masa, nga të cilat shtatë masa për tejkalim të shpejtësisë, shtatë masa për ngasje pa patentë shofer, tri masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Pesë masa janë shqiptuar për automjetet e paregjistruara, tre masa për kalim në semaforë të kuq”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB shtojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat