Në Gjykatën Penale ka mbërritur ekspertiza për aksidentin në Llaskarcë

Maqedonia

Në Gjykatën Penale ka mbërritur ekspertiza për aksidentin në Llaskarcë

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Në Gjykatën Penale ka mbërritur superekspertiza për aksidentin e autobusit në “Llaskarcë”, të cilin e ka përgatitur Byroja e Ekspertëve Ligjore për një vit të tërë.

Gjyqi është caktuar për në janar të vitit të ardhshëm. Në dy muajt e parë të vitit 2023 janë caktuar shtatë seanca.

“Njoftojmë opinionin se sot, menjëherë para fillimit të seancës kryesore për rastin me K. nr. 1407/19 lidhur me aksidentin e autobusit në afërsi të fshatit Llaskarcë, lënda është dorëzuar në gjykatë me të gjitha shkresat dhe ekspertizën e përgatitur dhe mendimin nga Byroja e Ekspertizës Mjeko-Ligjore, ku lënda është dërguar në superekspertizë një vit më parë”, thonë nga gjykata.

Në seancën e sotme prokuroria dhe mbrojtja kanë marrë një kopje të ekspertizës dhe me marrëveshje të përbashkët është vendosur që gjykimi të vazhdojë në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat