EMV: Sot në mëngjes në TEC “Manastir” kanë filluar aktivitetet e servisimit dhe riparimit të bllokut 1

Maqedonia

EMV: Sot në mëngjes në TEC “Manastir” kanë filluar aktivitetet e servisimit dhe riparimit të bllokut 1

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Sot në mëngjes, TEC “Manastir” filloi aktivitetet e servisimit dhe riparimit në bllokun 1, me qëllim të përmirësimit të qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë në punë.

Ndërprerja e prodhimit nga ky bllok pritet të zgjasë për 24 orët e ardhshme, njoftojnë nga SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV).

Ndërkohë Blloku 2 i kombinatit mbetet në funksion.

ASH EMV njofton se termocentrali nesër do të jetë me kapacitet të plotë të rrjetit.

“Furnizimi me energji elektrike nga objektet e tjera të SHA EMV vazhdon pa ndërprerje dhe kompania nuk importon energji elektrike për nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël”, thuhet në njoftimin e EMV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat