Vrasja e 16-vjeçarit, protesta nga nxënësit e shkollës ekonomike para gjykatës në Tetovë

Maqedonia

Vrasja e 16-vjeçarit, protesta nga nxënësit e shkollës ekonomike para gjykatës në Tetovë

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 14:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike, ku mësonte 16-vjeçari i vrarë nga Novosella, kanë protestuar sot para Gjykatës në Tetovë.

Protesta e tyre u organizuan sot para Gjykatës Themelore në Tetovë, ku pritet të merret në pyetje e mitura e cila pranoi ditë më parë në Polici se kishte kryer vrasjen natën e 21 dhjetorit të 16 vjeçarit nga fshati Novosellë, komuna e Zhelinës.

E dyshuara për vrasje është sjellë sot nën masa të rrepta të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat