ASH kërkon heqjen e librit në gjuhën shqipe për klasat e pesta, në libër përmendet BDI

Maqedonia

ASH kërkon heqjen e librit në gjuhën shqipe për klasat e pesta, në libër përmendet BDI

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Naim Bajrami në konferencë për shtyp kërkoi heqjen e librit në gjuhën shqipe për klasat e pestë dhe bashkë me heqjen e librit të hiqet edhe ministri.

“Nëse dëshironi të shkatëroni një popull pa luftë, shkatëroni arsimin, ndërsa një nga mënyrat më të mira është politizimi dhe partizimi i arsimit. Me vite kemi ngritur zërin kundër partizimit të arsimit. Me këtë qeveri dëgjuam premtime për depolitizim, ndërsa në realitet e bënë të kundërtën, me vendosjen e partisë në çdo pore të arsimit”, u shpreh Bajrami.

Ai shtoi se në librin e gjuhës për klasat e pesta te shkurtesa përmenden shtetet dhe institucionet ndërkombëtare, ndërsa aty është vendosur edhe BDI.

Sipas tij, kjo është keqpërdorim i librave për propagandë partiake njëlloj si në kohën e Enver Hoxhës dhe Titos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat