LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

Maqedonia

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje theksojnë se për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin Radika, nga 16.12.2022 është rrënuar ura që dërgon te fshatrat Nistrov, Bibaj, Tanush, Grekaj dhe Nivish (komuna e Mavrovës dhe Rostushës).

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat