Mariçiq: Qytetarët duan përparim ekonomik dhe siguri, këtë na ofron BE-ja

Maqedonia

Mariçiq: Qytetarët duan përparim ekonomik dhe siguri, këtë na ofron BE-ja

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 20:01
Bojan Mariçiq

Sipas zv. kryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mbështetja e lartë për BE-në, NATO-n dhe Ballkanin e Hapur është tregues i drejtpërdrejtë se çfarë politikash duan dhe kërkojnë qytetarët.

“Ata duan paqe, siguri, kufij të hapur, bashkëpunim, duan fonde dhe një ekonomi më të mirë, institucione më të mira, reforma dhe një shtet sipas standardeve evropiane. Dhe të gjitha këto i marrim si shenjën tonë të qëndrueshme kombëtare, pikërisht duke ecur në rrugën që kemi zgjedhur, rrugën që të çon në BE.

“A ka rrugë tjetër? Askush nuk na ofroi dhe asnjë nga ato strukturat e vogla por të rrezikshme antievropiane në vend nuk paraqiti një opsion tjetër më të mirë se ky. A na ofron dikush tjetër fonde të pakthyeshme për të ndërtuar projekte infrastrukturore, a na ofron dikush tjetër reforma në të gjitha sferat e shoqërisë? A na ofron dikush tjetër mbrojtje sigurie më të mirë se ajo që kemi me NATO-n? Jo, nuk ka asnjë opsion tjetër, as Maqedonia e Veriut nuk ka qenë ndonjëherë historikisht në një rrugë tjetër përveç kësaj. Populli e di shumë mirë se çfarë është e drejtë dhe pse ne kemi qenë gjithmonë me Perëndimin demokratik”, tha Mariçiq në një intervistë për “Kapital”.

Mariçiq tha se negociatat kanë nisur zyrtarisht me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel më 19 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat