Bytyqi: Do të duhet t’i ngrimë çmimet në Maqedoni edhe pas muajit mars

Maqedonia

Bytyqi: Do të duhet t’i ngrimë çmimet në Maqedoni edhe pas muajit mars

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 20:45
Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi shprehet se kriza ekonomike do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Ai thekson se nëse është nevoja, do t’i ngrinë çmimet e produkteve të caktuara dhe do të krijojnë masa për ndihmën e qytetarëve të kategorive sociale edhe pas muajit mars.

Ai shtoi se përpjekja për t’i ulur imputat që definojnë çmimet në sektorin ushqimor dhe energjetik tashmë po japin rezultate.

Sa i përket energjisë elektrike, zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se kanë arritur të sigurojnë dhe të mos lejojnë rritje të madhe të çmimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat