Nënshkruhet marrëveshje në mes Kuvendit dhe Universitetit Kiril dhe Metodi

Maqedonia

Nënshkruhet marrëveshje në mes Kuvendit dhe Universitetit Kiril dhe Metodi

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 12:18
Angel Ristov

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Universitetit të Shkupit “Kirili dhe Metodi”, Angel Ristov, sot informoi se sot kanë nënshkruar marrëveshjen përfundimtare kolektive në nivel të punëdhënësit me Kuvendin.

“Nënshkrimi i kontratës është rezultat i më shumë se dy viteve përpjekje dhe përkushtim të Sindikatës për përmirësimin e pozitës materiale të kuadrit mësimor dhe jomësimdhënës të Univesitetit Kiril dhe Metodi.

 

Me nënshkrim u pranuan zotimet tona, me të cilat në vitin 2024 dhe 2025 do të ketë rritje të ndjeshme të pagave të punonjësve të UKM-së, gjë që do të kontribuojë në një zhvillim më të mirë të shkencës dhe arsimit të lartë.

Në emër të Lidhjes së Sindikatave, falënderojmë kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili pranoi kërkesat tona dhe nënshkroi marrëveshjen. Kjo është rruga historike”, deklaroi Ristov për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat