Kapet me dy thasë cigare, arrestohet 59 vjeçari nga Tetova

Maqedonia

Kapet me dy thasë cigare, arrestohet 59 vjeçari nga Tetova

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka njofuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 59 vjeçar nga Tetova, në makinën e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar 2 thasë me cigare, disa prej tyre pa banderola.

“Me datë 28.12.2022 në ora 17:30 në kryqëzimin e bulevardit “Iliria” dhe “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, zyrtarë policorë nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor-Tetovë kanë ndaluar personin I.A. (59) nga Tetova.

Gjatë kontrollit në veturën e tij “Mercedes” me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, janë gjetur dy thasë me cigare me dhe pa banderola për të cilat nuk dispononte dokumentacion.”, kanë njoftuar nga SPB-Tetovë, shkruan AlsatM

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë procedim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat