Menduh Thaçi: Në 2023 situata ekonomike do të përkeqësohet, shpresa e vetme te BE-ja dhe SHBA-të

Maqedonia

Menduh Thaçi: Në 2023 situata ekonomike do të përkeqësohet, shpresa e vetme te BE-ja dhe SHBA-të

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 14:34
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në takimin fundvitit me bashkëpartiakët dhe gazetarët ka theksuar se lufta në Ukrainë dhe kriza ekonomike ndërkombëtare e shkaktuar nga ky konflikt, edhe në vitin 2023 do të paraqet problem dhe karakteristikë kryesore.

Sipas Thaçit, për RMV-në shpëtimi do të jetë mbështetja nga BE-ja dhe SHBA-të.

“Analizat e mia politike tregojnë se viti i kaluar do të mbetet I shënuar për agresionin e Rusisë dhe luftës kundër Ukrainës, që ka destabilizuar gjithë komunitetin ndërkombëtar natyrisht edhe neve këtu. Gjëja e dytë që del nga e gjithë kjo është situate e rëndë ekonomike.

Nuk u takoj politikanëve që për çdo ditë ofrojnë shpresa pa mbulesë. Fatkeqësisht duhet të them se viti I ardhshëm në planin ekonomik do të përkeqësohet edhe më tej. Shpresa jonë e vetme është te jemi me partnerët tanë ndërkombëtar BE dhe SHBA, që na ndihmojnë dhe shpresoj se edhe më tej do të na ndihmojnë ekonomikisht” , ka deklaruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat