Mickoski: Votëbesimin e Qeverisë në gjysmën e dytë të janarit

Maqedonia

Mickoski: Votëbesimin e Qeverisë në gjysmën e dytë të janarit

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 15:26
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, tha sot se pret që në vitin 2023 të gjenden 61 deputetë të cilët do t’i votojnë mosbesimit Qeverisë.

Mickoski pret shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Kam sinjale dhe shanse të mëdha që dy datat 14 dhe 21 maj të jenë data zgjedhjesh. Populli duhet t’i shprehet, ai është sovran në këtë vend”, tha Mickoski nga hapja e çerdhes së re në komunën e Kisella Vodës.

Sipas tij, gjysma e dytë e janarit dhe gjysma e parë e shkurtit është një moment i shkëlqyer për t’i votuar për besim Qeverisë.

“Vlerësoj se është momenti i duhur për një gjë të tillë”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat