MPB konfiskon mbi gjashtë mijë copë mjete piroteknike në Resnjë

Maqedonia

MPB konfiskon mbi gjashtë mijë copë mjete piroteknike në Resnjë

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

MPB informon se dje (29.12.2022), zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë kryer bastisje në shtëpinë e K.K (57) nga Resnja dhe në një objekt shitës në Resnjë, në pronësi të tij.

Gjatë kontrolleve janë gjetur 6064 copë lëndë të ndryshme piroteknike, si dhe janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me duhan.

Personi është ndaluar në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat