LSDM: Mickoski i tha gënjeshtrat më të mëdha gjatë vitit 2022

Maqedonia

LSDM: Mickoski i tha gënjeshtrat më të mëdha gjatë vitit 2022

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 11:31
LSDM

LSDM nëpërmjet një kumtese për media, kanë akuzuar kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, se i njëjti gjatë gjithë vitit që po lëmë pas 2022, ka gënjyer opinionin, e për këtë shkak, atij nuk i besohet më.

Siç thonë nga LSDM, një nga gënjeshtrat më të mëdha të Mickoskit është se VMRO-DPMNE nuk ka qenë në koalicion me Danella Arsovskën.

“Është fakt se ajo ka qenë kandidat i tyre për kryetar komune, e pikërisht Mickoski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së kërkuan mbështetje nga qytetarët për Arsovskën, fakt është se ajo fitoren e festoi në pallatin e bardhë. Koalicioni Mickoski – Arsovska – Levica edhe më tej funksionon. Përleshjet mes Arsovskës dhe Mickoskit kanë qenë vetëm për tenderë”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Nga kjo parti shtojnë se Mickoski madje premtonte blerjen e 100 autobusëve elektrik për transport në Shkup, por edhe hapjen e fabrikës për prodhimin e autobusëve elektrikë, e cila do të punësonte rreth 500 persona. LSDM thotë se jo vetëm që nuk ka 100 autobusë të rinjë por edhe ato që janë nuk funksionojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat