Aksident në Kumanovë, lëndohet rëndë një person

Maqedonia

Aksident në Kumanovë, lëndohet rëndë një person

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Një person nga Kumanova ka mbetur i lënduar rëndë pasi automjeti me të cilin drejtonte ka dalë nga rruga, njofton policia.

Gjegjësisht, dje në ora 07:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në atarin e fshatit Lubodrag, Kumanovë, automjeti “Volkswagen Sharan”, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga R. A. (45) nga Kumanova, ka dalë nga rruga.

Në aksident shoferi ka marrë lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë.

Në vendin e ngjarjes inspektim kanë kryer ekipi policorë nga SPB Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat