Arrestohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni

Maqedonia

Arrestohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Nga MPB njoftojnë se kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, i dyshuar për kontrabandë me emigrantë.

Në automjetin e tij janë gjetur 5 emigrantë nga India.

“Me datë 30.12.2022 në ora 10:50 në kryqëzimin Përdejci, në magjistralen Shkup – Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Bogorodicë kanë privuar nga liria J.K.(51) nga Kosova.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Fiat Tipo” me targa regjistrimi të Shkupit, në pronësi të një agjencie rent-a-car, të cilën e drejtonte ai, janë gjetur pesë persona – emigrantë nga India”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat