Edhe disa orë deri në vitin e ri 2023/ Shkupi pa organizim në shesh

Maqedonia

Edhe disa orë deri në vitin e ri 2023/ Shkupi pa organizim në shesh

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 18:20
Maqedoni

E derisa qytetarët dhe turistët shijojnë koncerte spektakolare dhe fishekzjarrë në kryeqytetet kryesore botërore, imazhi nga sheshi i kryeqytetit në vendin tonë është modest.

Kështu ka qenë edhe sot në ditën e fundit të këtij viti 2022. Mungoi edhe ardhja spektakolare e babadimrit, të cilin më të vegjlit e prisnin me padurim.

Të rriturit të shpërndarë nëpër markete dhe nëpër festat ditore nëpër kafene.

Megjithatë, në shesh është ngritur një skenë, kështu që disa yje të estradës vendase me vet iniciative u organizuan për të kënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat