RMV: Fëmija i parë i lindur në vitin 2023 është djalë

Maqedonia

RMV: Fëmija i parë i lindur në vitin 2023 është djalë

Më: 1 janar 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup në ora 00:01 ka lindur foshnja e parë në vitin 2023.

Foshnja është e gjinisë mashkullore, peshon 3720 gram dhe është e gjatë 51 centimetra, informojnë nga Instituti Shëndetësor Publik Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë Shkup.

Nëna e foshnjës është Stojanka Panajotova 22-vjeçare nga fshati Sokolarci i Koçanit dhe është fëmija i saj i parë.

GAK i uron të porsalindurit shëndet dhe fëmijëri të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat