Gjenden dy trupa të pajetë në malin Pirin të Bullgarisë, njëri dyshohet se është shtetas i RMV-së

Maqedonia

Gjenden dy trupa të pajetë në malin Pirin të Bullgarisë, njëri dyshohet se është shtetas i RMV-së

Më: 2 janar 2023 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Pas disa ditë kërkimesh është gjetur trupi i turistit bullgar Plamen Hristov, i cili ishte zhdukur para një jave.

Trupi i pajetë është gjetur nën majën Vihren në malin Pirin të Bullgarisë, ndërsa pranë tij është gjetur edhe një trup tjetër i një burri, i cili nuk është identifikuar, por supozohet se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, sepse tek ai janë gjetur denarë të Maqedonisë së Veriut.

Informacionin e publikoi “24 çasa”. Policia po kontrollon hotelet në Bansko dhe Sandanski. Asnjë burrë nga zona nuk është raportuar i humbur në policinë lokale.

Trupat u gjetën nga shpëtimtarët malorë nga Bansko, Razlog dhe Sandanski. Njëra trup i përket Plamen Hristovit dhe supozohet se i dyti e ka parë turistin bullgar të rënë dhe ka tentuar ta ndihmojë.

Për momentin nuk mund të përdoret helikopter për të tërhequr dy trupat, sepse ekziston rreziku i fluturimit në atë zonë. Për momentin 20 shpëtimtarë malorë po përgatiten të kryejnë aksion për nxjerrjen e trupave, i cili do të zgjasë të paktën 15 orë.

AIM ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, por ata kanë bërë të ditur se për momentin nuk kanë informata për shtetas të Maqedonisë të vdekur në Bullgari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat