Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, lëndohen dy persona

Maqedonia

Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, lëndohen dy persona

Më: 2 janar 2023 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Dy të rinj kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Ohër-Kërçovë, njoftojnë nga MPB.

“Sot në ora 02:15 në rrugën kryesore Ohër – Kërçovë afër fshatit Orovnik, vetura “golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.K.(36) nga fshati Mesheishta, nga Struga, ka dalë nga rruga.

Në aksident lëndime trupore ka pësuar shoferi A.K, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar udhëtarët J.K.(32) nga fshati Mesheishta, të cilat janë konstatuar nga mjeku në spitalin “Shën Erzamo”.

Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer ekipet policore nga SPB-Ohër”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat