BDI: Këtë vit do të rrisim sërish pagën minimale dhe pensionet

Maqedonia

BDI: Këtë vit do të rrisim sërish pagën minimale dhe pensionet

Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:28
BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka deklaruar se edhe këtë vit do të vazhdojnë me masat ekonomike në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kujdesin ndaj qytetarëve e kanë pasur gjithmonë në fokus të parë.

“Andaj nga muaji mars do të vazhdojë rritja e pensioneve për rreth 7 përqind, me përfshirjen e rreth 330 mijë pensionistëve. Bashkë me pensionet janë krijuar kushtet për rritjen e pagës minimale për 10% që do të jetë jo më pak se 20 mijë denarë, që do të harmonizohet me rritjen e pagave në të gjithë sektorët”.

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se punohet në mënyrë aktive për tërheqjen e investimeve të huaja të cilat hapin vende të reja të punës e që automatikisht ulet përqindja e papunësisë në vend, e që njëkohësisht janë paraparë 250 milionë euro për masat e reja antikrizë”.

“Në Buxhetin e vitit 2023 janë paraparë 800 milionë euro për investime kapitale me çka do të ketë rritje të madhe ekonomike, që sipas parashikimet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do jetë rreth 2,3%. Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrë aktive dhe efikase mbron standardin e qytetarëve dhe siguron përkrahje të vazhdueshme për kompanitë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat