Ndalohet një person në Radovish, ka bërë tregti me mjete piroteknike

Maqedonia

Ndalohet një person në Radovish, ka bërë tregti me mjete piroteknike

Më: 3 janar 2023 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Një banor i Radovishit ka marrë kallëzim penal pasi është kapur me mbi 4.700 fishekzjarrë, njoftojnë nga MPB.

“DPB Radovish ka paraqitur kallëzim penal kundër një personi nga Radovishi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”.

Më datë 29.12.2022 në Radovish, zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e të paraqiturit, gjatë së cilës kanë gjetur dhe sekuestruar 4.786 copë mjete të ndryshme piroteknike”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat