Maqedoni, pas festave të Krishtlindjeve do të diskutohet për kandidatët për ambasadorë

Maqedonia

Maqedoni, pas festave të Krishtlindjeve do të diskutohet për kandidatët për ambasadorë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 21:14
Viktor Dimovski

Pas festave të Krishtlindjeve do të dihet nëse ish-drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski do të shkojë për t’u bërë ambasador në Francë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thënë sot se pas festave është planifikuar një takim me Presidentin dhe Kryeministrin për të diskutuar për të gjithë listën e kandidatëve për pozitat vakante të ambasadorit.

“Më 9 të këtij muaji planifikojmë të ulemi me Presidentin dhe Kryeministrin jo vetëm për atë temë, por për të gjithë listën që kam dërguar për kandidatët e rinj, rreth 14 kandidatë. Është një propozim që duhet filtruar, por e gjithë lista, përfshirë ambasadorin në Paris, do të diskutohet me presidentin nga 9 janari”, tha Osmani.

Çështja nëse ish-drejtori i ASK-së Dimovski do të shkojë për ambasador në Paris është ngritur në opinion për rastin e dhënies së shtetësisë së RMV-së shtetasit rus Oleksandr Onishçenko, i cili është në listën e zezë të SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat