Geer: Fokusi duhet të jetë në reforma

Maqedonia

Geer: Fokusi duhet të jetë në reforma

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:35
David Geer

Vendi në vitin e ri të fokusohet në reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, qëllim i cili kërkon bashkimin e politikanëve nga i gjithë spektri politik dhe shoqërisë, porositi ambasadori evropian, David Geer i cili ndodhet për vizitë pune në Dellçevë.

“Konsideroj se mesazhi kryesor janë reformat, reformat kryesore që i nevojiten këtij vendi për të hyrë në BE, ndërsa ato reforma janë, para së gjithash, në interes të vetë qytetarëve.

Ato përfshijnë një perimetër të gjerë të çështjeve që i prekin qytetarët nga sundimi i së drejtës, përmes luftës kundër korrupsionit, deri te ngritja e standardit të jetesës dhe ndërtimit të ekonomisë”.

“Kjo është çështja që do ta udhëheqë Qeveria, por duhet t’i bashkojë të gjithë nga i gjithë spektri politik dhe nga të gjitha pjesët e shoqërisë që së bashku të punojnë për të arritur qëllimin – një vend paqësor, demokratik dhe prosperues në BE”, deklaroi Geer në pyetjen e gazetarëve cili duhet jetë fokusi i pushtetit në vitin e ri lidhur me integrimin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat