Një 19-vjeçar ka vjedhur veturën në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, pastaj ka shkaktuar aksident

Maqedonia

Një 19-vjeçar ka vjedhur veturën në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, pastaj ka shkaktuar aksident

Më: 5 janar 2023 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar nga Shtipi ka vjedhur një veturë nga hapësira e kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”, njoftojnë sot MPB.

Sipas policisë, vetura ishte në pronësi të mensës së klinikave të Shkupit dhe me të ka goditur një shtyllë betoni.

“Me datë 04.01.2023 në ora 02:45 në rrugën “Kozara” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në kuadër të SPB Shkup e kanë arrestuar M.J.(19) nga Shtipi, për shkak se rreth orës 01:30 në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ka marrë një veturë e cila është në pronësi të mensës së spitalit dhe ka goditur me të një shtyllë betoni”, thonë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, njoftojnë nga MPB, do të ngritet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat