Kaos në poliklinikën në Draçevë: Një burrë tentoi ta rrahë mjekun kujdestar

Maqedonia

Kaos në poliklinikën në Draçevë: Një burrë tentoi ta rrahë mjekun kujdestar

Më: 8 janar 2023 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se me datë 08.01.2023 në ora 00:45 në zonën e Draçevës, zyrtarët policorë kanë ndaluar Z.P.(48) nga Shkupi për shkak se i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj një mjeku në Poliklinikën e Draçevës rreth orës 00:20 dhe ka tentuar të për ta sulmuar fizikisht, pas së cilës ka thyer një xham të dritares në sallë.

Ai është ndaluar në komisariat, gjatë së cilës në një bisedë zyrtare ka pranuar plotësisht krimin e kryer.

Në koordinim me Prokurorin Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat