Spasovski: Janë rindërtuar 78 objekte të MPB-së

Maqedonia

Spasovski: Janë rindërtuar 78 objekte të MPB-së

Më: 9 janar 2023 Në ora: 11:12
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një postim në Facebook ka informuar se janë ri konstruktuar 78 objekte të rrënuara në objekte moderne dhe energjetike efikase të MPB-së.

“Me këtë kemi realizuar edhe kontribut për një kursim të konsiderueshëm të energjisë elektrike”, vlerësoi ministri.

Ai në profilin e tij në Facebook theksoi se me këtë është realizuar kursim prej 2,731,446.12 kilovat orë.

“Sa për ilustrim: në vitin 2021 janë konsumuar 15,900,195.5 kilovat orë. Në vitin 2022 janë konsumuar 13,168,749,38 kilovat orë. Vazhdojmë të ofrojmë kushte më të mira pune dhe shërbime më të mira. Me kursimin e energjisë në këtë mënyrë, i ruajmë burimet natyrore dhe investojmë në një mjedis më të shëndetshëm”, thotë Spasovski në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat