Ramçilloviq emërohet ambasador në Mal të Zi, Daniella Stojanovska-Panovska do të jetë deputete e re

Maqedonia

Ramçilloviq emërohet ambasador në Mal të Zi, Daniella Stojanovska-Panovska do të jetë deputete e re

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:23
Zeqir Ramçilloviq

Kuvendi sot në kuadër të seancës së 99-të është njoftuar se deputeti Zeqir Ramçilloviq është emëruar ambasador në Mal të Zi, me çka përfundon mandati i tij si deputet. Siç njoftoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) është njoftuar dhe se duhet të informohen se cili deputet nga lista është i radhës dhe duhet të vijë në vendin e Ramçilloviqit.

KSHZ-ja do të mbajë seancë në ora 13:00, ku pritet të konstatohet se në listën e LSDM-së dhe koalicionit në Njësinë zgjedhore 3, Daniella Stojanovska – Panovska, profesoreshë e shkollës së mesme, është e radhës dhe duhet ta zëvendësojë Ramçiloviqin.

Sipas informacioneve nga Kuvendi, pritet që seanca e 99-të plenare të vazhdojë pas marrjes së informacionit nga KSHZ-ja për deputetin e ri.

Ndër pikat e rendit të ditës së kësaj seance është ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së për aktivitetet operative të kryera nga Agjencia evropiane për roje kufitare dhe bregdetare (FRONTEKS) në vend, e cila paradite kaloi në Komisionin kuvendor juridiko-ligjdhënës dhe Komisionin për punë të jashtme.

Në kuadër të seancës së sotme plenare ndër të tjera janë edhe Propozimi për vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje e Hercegovinë (maj 2023 deri në nëntor 2023), Propozimi për ligjin për inspektimi financiar në sektorin publik, propozim-ligji për ndryshimin e ligjit për kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar të personave fizikë, me procedurë të shkurtuar dhe propozim-ligji i shtuar për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal në lexim të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat