Vdekja e 24 pacientëve nga ‘eksperimenti’ mashtrues, aktakuzë për Zhan Mitrev dhe spitalin e tij

Maqedonia

Vdekja e 24 pacientëve nga ‘eksperimenti’ mashtrues, aktakuzë për Zhan Mitrev dhe spitalin e tij

Më: 11 janar 2023 Në ora: 15:02
Zhan Mitrev

Prokuroria Publike e Shkupit të martën ka ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut të njohur maqedonas, Zhan Mitrev, dhe spitalit të tij Filipi i II, për veprën penale “mashtrim”.

Vendimi i Prokurorisë bazohet në një hetim, pas publikimit të një hulumtimi të rrjetit IRL, se metoda e aplikuar nga spitali privat i Zhan Mitrevit ka infektuar dhjetëra pacientë “me baktere vdekjeprurëse”, ndërsa spitali e ka aplikuar këtë metodë pa leje nga Agjencia shtetërore për Medikamente dhe Pajisje Mjekësore.

Nga aplikimi i kësaj metode të jashtëligjshme për personat e sëmurë me COVID-19 besohet të kenë humbur jetën 24 persona.

Sipas organit të ndjekjes penale, kjo metodë në këtë spital është aplikuar në periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të përfitimit të mjeteve financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat