BDI-së takatin e kështjellës janë duke ia shembur “shokët e zjarrit” të Ali Ahmetit

Maqedonia

BDI-së takatin e kështjellës janë duke ia shembur “shokët e zjarrit” të Ali Ahmetit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:03
Sulejman Mehazi

Si asnjëherë më parë nuk është rrezikuar e sulmuar BDI-ja e z. Ali Ahmetit, sikurse këtë herë. E keqja më e madhe e Ali Ahmetit vjen nga brendia e shpirtit të partisë së tij, nga miqtë e tij, nga shtëpia e tij, nga shokët e zemrës së tij, nga "Grupi i zjarrit" të tij. Anija e fuqishme politike e Ali Ahmetit dalgadalë ka nisur të përmbyset.

Takatin e kështjellës së fuqishme të BDI-së përveç "Shokëve të zjarrtë" të Ali Ahmetit mund t'ia shembin edhe dy partitë opozitare ASH-ja e Taravarit dhe Besa e Bilall Kasamit.

Shembja e takatit në Shkup e Saraj BDI-së së Ali Ahmetit do i vijë nga koalicioni i ALTERNATIVËS së Gashit me "Grupin e zjarrit", kurse shembja e dytë vullkanore  BDI-së së Ali Ahmetit do i vijë aty ku vuloset humbja në Tetovën e Bilall Kasamit dhe Gostivarin e Arben Taravarit.

Koalicioni i Besës dhe ASH-së në zonën gjashtë të Tetovës dhe Gostivarit do rrënojë dhe rrënjët e kështjellës së BDI-së së pamposhtur deri më tani.

Dalin thëniet e të mençurve: "se BDI-ja me pushkë ka ardhur në pushtet dhe me pushkë do largohet nga pushteti duke u vrarë në mes veti."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat