Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 13 janar 2023 Në ora: 08:25
Ilustrim

Sot në mëngjes në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 4 deri në 12 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë Celsiusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat