Humb jetën një person në Shkup, ka rënë nga shkallët e një objekti

Maqedonia

Humb jetën një person në Shkup, ka rënë nga shkallët e një objekti

Më: 13 janar 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Dje në ora 13:18 në Stacionin Policor të Aeroportit është raportuar se në një objekt në ndërtim në rrugën “Ilija Dimovski Goce” në Shkup ka humbur jetën D.N.(64) nga Shkupi.

Sipas raportit, D.N. ka qenë për vizitë tek pronari i ndërtesës me të cilin kishte lidhje dhe duke zbritur shkallët ka rënë dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend.

Një mjek i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen.

Ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat