Arratisja e të burgosurit në Shkup/ Paraburgim për 3 policë, njëri nën masa kujdesi

Maqedonia

Arratisja e të burgosurit në Shkup/ Paraburgim për 3 policë, njëri nën masa kujdesi

Më: 14 janar 2023 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore Penale ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj tre policëve të cilët dyshohet se janë të përfshirë në arratisjen e të burgosurit Bekim Mehmeti.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se të dyshuarit të katërt i është caktuar masa e kujdesit.

“Prokurori në fjalë i ka sugjeruar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup që tre të dyshuarve t’u caktohet masa e paraburgimit, ndërsa ndaj të katërtit masa sigurie.

Gjyqtari e pranoi propozimin e prokurorisë dhe i caktoi të dyshuarve masën paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh, ndërsa të dyshuarit të katërt i është caktuar masa e kujdesit, ndalim për dalje nga vendbanimi dhe konfiskim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit apo dokumentit tjetër për kalim të kufirit shtetëror”, thonë nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat