​Dita e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë u shënua edhe në Tetovë

Maqedonia

​Dita e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë u shënua edhe në Tetovë

Më: 15 janar 2023 Në ora: 20:13
Foto nga vendngjarja

Studiuesja Rudina Zeqiri është përfaqësuese për Maqedoninë Veriore e Qendrës "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur.

Ajo organizoi në mënyrë të veçantë shënimin e kësaj date të dhembjes sonë kombëtare.

Nëpërmjet një video incizimi me nxënësit e shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë, ata përçojnë mesazhin se përkujtimi i viktimave të gjenocidit në Kosovë ka karakter mbarëkombëtar.

Ndryshe, sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, janë përkujtuar civilët e vrarë 24 vjet më parë në fshatin Reçak, me ndezjen qirinjve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat