Gjyqtari që ka gjykuar “Parcelat në Vodno” dhe “Organizatorët e 27 Prillit” do ta udhëheqë rigjykimin për Mijallkovin

Maqedonia

Gjyqtari që ka gjykuar “Parcelat në Vodno” dhe “Organizatorët e 27 Prillit” do ta udhëheqë rigjykimin për Mijallkovin

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:11
Nikolla Gruevski

Gjyqtari Ilija Trpkov, i cili gjykoi rastin “Pacelat në Vodno” në të cilin u dënua ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe rastin “Organizatorët e 27 Prillit”, do ta udhëheqë gjykimin e përsëritur për përgjimin masiv “Shënjestra – Fortesa”, konfirmojnë për “Fokus” nga Gjykata Penale.

Rasti kthehet në rigjykim pas vendimit të Gjykatës së Apelit për anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili u dënua me 12 vjet burg.

Kjo do të thotë se lënda nuk do të gjykohet nga gjyqtarët që kanë marrë aktgjykimin e parë, sepse gjyqtarja Xhaneta Begtoviq është në një departament tjetër, ndërsa gjyqtari Vlladimir Tufegxhiq është bërë avokat.

Trpkov ka udhëhequr edhe rastin “Rover” në të cilin është dënuar Ljube Boshkoskin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat