OBRM-PDUKM: Arratisja nga burgu – heshtje në LSDM dhe BDI

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Arratisja nga burgu – heshtje në LSDM dhe BDI

Më: 17 janar 2023 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Partia më e madhe opozitare përsëri ka akuzuar partitë në pushtet për arratisjen e një të burgosurit gjatë transportimit të tij në spital. Nga OBRM-PDUKM, thonë se kemi një heshtje në LSDM dhe Mile Zeçeviqi për domethënien e mesazhit “Me shefin deri në fund” të Srgjan Dimitrievski – komandantit të ndërrimit në burg, përgjegjës për arratisjen e Bekim Memetit.

Naum Stoilkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së, ka deklaruar se Zeçeviqi dhe LSDM të tregojnë se çfarë roli ka pasur Lupço Kuzmanovski në skenarin e arratisjes dhe a është këshilltar për siguri në Burgun e Idrizovës dhe këshilltar i Shpend Tahirit?

“A thua si këshilltar, në mënyrë të drejtpërdrejt është përgjegjës për sigurinë e burgut dhe dërgimin e të burgosurve dhe me këtë përgjegjës I drejtpërdrejtë për arratisjen e të burgosurit për vrasje”, tha ai.

OBRM-PDUKM, ka publikuar një fotografi për të cilën thonë se shihen bashkë Serxhan Dmitrievski dhe Lupço Kuzmanovski.

Sipas opozitës OBRM-PDUKM-së, për arratisjen e Memetit nga Burgu ende nuk ka përgjigje të vërteta duke shtruar pyetjen nëse për këtë arratisje ka ndonjë vendim politik. OBRM-PDUKM gjithashtu pretendon për skenar të inskenuar të arratisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat