ASH: OBRM-PDUKM-ja nuk mëson nga gabimet

Maqedonia

ASH: OBRM-PDUKM-ja nuk mëson nga gabimet

Më: 17 janar 2023 Në ora: 21:58
ASH

Nga Aleanca për Shqiptarët u janë përgjigjur pyetjeve të OBRM-PDUKM-së në lidhje me vendimin e mundshëm të ASH-së për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Nga ASh thonë se partnerët strategjik të RMV-së, ata që kanë përkrahur në vazhdimësi rrugëtimin e vendit drejt NATO-s dhe BE-së presin nga faktori politik realizimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Neve na vjen keq që OBRM-PDUKM ka harruar historinë e saj të afërt dhe nuk ka nxjerrë mësime nga gabimet e veta. Kalkulimet elektorale në çështje strategjike janë papjekuri politike për një parti që pretendon se është shtetndërtuese.

Pyesim OBRM-PDUKM, cilat janë ato forca ose shtete që u kërkojnë atyre të kundërtën e kësaj dhe zbatimin e skenareve që shpien shtetit dhe rajonin në një rrugë të rrezikshme?”, thonë nga ASH duke shtuar se çdo skenar tjetër çon në izolim vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat