Vritet një 62-vjeçar në Shkup, arrestohet djali i tij

Maqedonia

Vritet një 62-vjeçar në Shkup, arrestohet djali i tij

Më: 20 janar 2023 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Në rrethinën e Karposhit, policia nga SPB Shkup dje në orën 21:00 kanë arrestuar M.I. (33) nga Shkupi.

“Në rrethinën e Karposhit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup dje në orën 21:00 kanë arrestuar M.I. (33) nga Shkupi, në bazë të kallëzimit të orës 12:50, se në shtëpinë e tij në Gazi Babë është gjetur i vdekur babai i tij J.I (62).

Mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen dhe plagët e marra nga armë zjarri.

Një ekip nga SPB Shkup ka inspektuar vendin e ngjarjes dhe pranë të ndjerit janë gjetur disa gëzhoja.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat