Këto organe zgjodhi sot ASH në Kuvendin qendror

Maqedonia

Këto organe zgjodhi sot ASH në Kuvendin qendror

Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:22
ASH në Kuvendin qendror

Është drejt fundit Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët ku po zgjidhen organet partiake pas kongresit të mbajtur para disa javëve.

Ashtu siç u paralajmërua nga Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, sot u zgjodh Kryetari i Kuvendit të kësaj partie e që me propozim të Taravarit është zgjedhur ish kreu i partisë, Ziadin Sela.

Gjithashtu janë zgjedhur edhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë dhe Sekretari organizativ. Në pozitën që taravari e mbajti për disa vite, tani do të vijë Krenar Lloga, anëtar i KSHZ-së dhe themelues e bashkëpunëtor i ngushtë i Selës.

Ndërsa për Sekretar organizati të ASH-së, është zgjedhur isen Shabani, kryetar komune në Vrapçisht. Shabani fitoi dy mandate radhazi zgjedhjet në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat