Filloi sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit disa javë me vonesë për shkak të ndryshimeve klimatike

Maqedonia

Filloi sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit disa javë me vonesë për shkak të ndryshimeve klimatike

Më: 22 janar 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Pas më shumë se një muaj vonesë si rezultat i mungesës së reshjeve të mjaftueshme të borës, sot u hap zyrtarisht sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, shkruan Portalb.mk.

“Hapim zyrtarisht sezonin e skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”. Mungesa e borës së mjaftueshme për skijim na pamundësoi që deri më tani të shijojmë skijimin në Kodrën e Diellit, por tani është koha të kompenzojmë mungesën e saj”, njoftoi drejtori i kësaj qendre turistike, Adem Avziu.

Sipas njoftimit të qendrës turistike, ski-ashensorët dhe teleferikët do të funksionojnë nga ora 8:45 deri në ora 15:30.

Kjo është çmimorja e biletave të skijimit për këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat