Bujar Osmani viziton Sofjen, do të takohet me kolegun e tij bullgar Nikolaj Milkov

Maqedonia

Bujar Osmani viziton Sofjen, do të takohet me kolegun e tij bullgar Nikolaj Milkov

Më: 22 janar 2023 Në ora: 10:59
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për një vizitë pune në Sofje.

Ai do të takohet me kolegun e tij bullgar Nikolaj Milkov dhe së bashku do të vizitojnë shtetasin e lënduar te Maqedonise se Veriut, i cili u sulmua fizikisht të enjten në Ohër, njoftoi MPJ.

Vizita, siç informohet nga MPJ, do të shfrytëzohet për shkëmbimin e mendimeve mes dy ministrave për incidentin në Ohër, për provokimet e shpeshta, si dhe për aktivitetet e dy ministrive për parandalim dhe rezistencë ndaj provokimeve të ngjashme.

Incidentin e dënuan kryetari i shtetit Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski, si dhe kolegët e tyre bullgarë, Rumen Radev dhe Galab Donev, ndërsa Delegacioni i KE-së në Shkup kërkoi nga autoritetet që ta hetojnë rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat